Ndahet nga jeta ish-deputeti Jakup Jahiri
Është ndarë nga jeta veprimtari politik nga Vitia dhe ish deputeti Jakup Jahiri.
Institucionet komunale të Vitisë e kanë ngushëlluar me këtë rast familjen Jahiri.
Ndarja nga jeta e veprimtarit e ish deputetit Jakup Jahiri, ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë.
Vepra e tij jetësore dhe aktiviteti politik që e zhvilloi për gjatë gjithë jetës, e shndërrojnë atë në një figurë të pavdekshme, që do mbahet mend përgjithmonë për virtytet e tija të larta njerëzore e patriotike.
Ai, jo vetëm që aftësoi nxënësit me dituri me një përkushtim të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha frymëzoi rininë për ndërgjegjësim dhe çështje kombëtare, të cilës veprimtari kombëtare, përkundër vështirësive dhe barrës së rëndë që binte mbi atë nga armiku shekullor serb, nuk iu nda kurrë, ka thënë Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë.
Varrimi bëhet me 09.12.2022, ora 15:00 në varrezat e fshatit Sadovinë e Jerlive – Viti. /Mediafokus.info

