Ndahet nga jeta ish-drejtori i Arsimit në Gjilan dhe veprimtari i madh, Nazmi Musa

Është ndarë nga jeta ish-drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët.

Musa për më shumë se 40 vite ka punuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe, krahas aktivitetit politik për afro tri dekada.

Njoftimi i plotë i familjes!

Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi

Njoftim

 Njoftojme  Farefisin shoket dhe te tjeret se Babai yne Nazmi Musa vdiq sot ne oret e Mengjesit. Duke na lene me zemra te thyera e te pikelluara.

Vorrimi behet te Merkuren me 10 Korrik 2024 me Dreke