Ndahet nga jeta ish-imami i fshatit Topanicë, Nazmi Sylejmani

Ka ndërruar jetë ish-imami i fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës, Nazmi Sylejmani.

Njoftimin është dhënë nga të afërmit e familjes.

Nazmi Sylejmani ishte jo vetëm imam, po edhe një njeri i përkushtuar në punë dhe patriot i çështjes kombëtare.

Varrimi bëhet sot pas namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Topanicë, komuna e Kamenices. /Mediafokus.info