Ndahet nga jeta ish-ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së, Lendita Fejzullahu

Ka vdekur në moshë mjaft të re, Lendita Xhemajli Fejzullahu, ish-pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e FSK-së.

Kishte kohë që ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ishte nënshtruar edhe disa operimeve në shtetin e Turqisë.

Ish-luftëtarja e UÇK-së nga fshati Izbicë ka qenë e martuar po ashtu me një ushtar nga Bajgora e Mitrovicës, Hasim Fejzullahu, me të cilin kanë edhe një fëmijë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë bashkëshorti përmes një postimi.