Ndahet nga jeta kirurgu Shaip Morina
Ka ndërruar jetë mjeku Shaip Morina. Njoftimin e kanë dhënë familjatët.
Dedikim për kirurgun në pension ka bërë kolegu i tij, Besim Guda.
I ndahet grixhes se mantelbardhëve dr. Shaip Morina, kirurg.
Dr. Shaipi deri në ditët e tij të pensionimit ishte kuadër aktiv i repartit të kirurgjise në SP të Gjilanit. Një burrë i urtë e modest, koleg i dashur e punëtor, mik i mirë i secilit, për ne më të rinjtë e anës së Dardanës një mbështetje solide.
Fjalë pak, me humor të mirë gati gjithmonë, dëgjonte më kujdes dhe fliste drejt.
Pos si koleg pata rastin ta kem edhe pacientë. Tani në role të ndryshme, por ja që kolegialiteti mbeti qendror në këto raporte.
I dëgjonte këshillat dhe gjithnjë aty kah fundi lëshonte një batutë për situatën në të cilën ndodhej.
Këto thënje për mua ishin shumë të veçanta, për një arsye të thjeshtë, i takonim të njëjtës gjeografi.
Sa njerëz të njejtë njihnim, sa fshatra të njëjta kishim qenë, sa ndodhi e ngjarje i tregonim njëjtë, sa ide e mendime perputheshim. E çuditshme!
Do të na mungojë dr. Shaipi, do të më mungojnë tregimet e tij për Karaçeven, Roganen, Katushnicen, Hodonovcin, Breznicen, shkollat e Muhocit dhe Rogaçices, për historinë e vjetër dhe më të re të asaj ane, tregime për dajët e mi që i njihte mirë, për autobusin që herë shkonte me kohë e herë vonohej, për mijëra e mijëra peripeci tjera.
Lamtumirë miku im dashur dr. Shaip. Lamtumirë bashkëfshatari ynë. Qofsh i parajsës./Mediafokus
