Ndahet nga jeta mësimdhënësja në pension Igballe Salihu

Sot është ndarë nga jeta mësimdhënësja në pension, Igballe Hajda Salihu, e lindur më 30.03.1957 në Rahovec.

Njoftimin e ka dhënë kolegia e saj, Drita Maliqi.

“Mësimdhënësja Igballe filloi punën në shkollën “Thimi Mitko” në Gjilan, më datë 07.09.1990.

Që atëherë mbahet mend si një ndër mësimdhënëset më punëtore dhe më të hareshme.

E buzeqeshur si gjithmonë do të mbahesh mend mësuesja Igballe.

Jemi me fat që ishe pjesë e shkollës sonë, të tillë janë edhe nxënësit që kaluan nëpër duar tuaja.

Shpirti yt i bardhë pushoftë i qetë!”, ka shkruar Drita në dedikimin e saj. /Mediafokus