Ndahet nga jeta mësuesi Sabit Hoxha
Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare veterani i arsimit, mësuesi në pension Sabit Hoxha nga Cërnica e Gjilanit.
Sabiti ishte njeri i urtë, i qetë, profesionist, bujar, fjalëpak por i matur.
Ai gjithë jetën ia kujtoi arsimit dhe ngritjes së çështjes kombëtare, por pa rrahur gjoks asnjëherë për punën dhe veprimtarinë që kryente.
Nehat S. Ramadani e rikujton moton e tij të punës: “Nxënësi duhet të jetë në qendër. Po e largove nxënësin nga qendra, dështimin e ke të garantuar” thoshte Aga Sabit.
Ai ishte pensionuar para 9 vitesh. /Mediafokus.info

