Ndahet nga jeta mjekja Mevlide Ilijazi

Ka vdekur sot mjekja nga Gjilani, Mevlyde Iljazi, gjinikologe në Spitalin e Përgjithshëm.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e doktoreshës.

Njoftim mortor

“Te nderuar familjar dhe miq, ju njoftojme se sot me 01.08.2021 ka nderruar jete nena jone Dr. Mevlyde Ilijazi. Varrimi do te behet neser ndersa per kohen ju njoftojmë”, ka shkruar në Facebook vajza e saj.

Doktoresha Ilijazi kishte marrë pjesë në disa fushata të shoqërisë civile për vetëdijesimin shëndetësor të grave.