Ndahet nga jeta mjeku Tyrhan Kosova
Është nga jeta mjeku Tyrhan Kosova. Njoftimin e ka dhënë Oda e Mjekëve, e cila ka publikuar edhe një biografi të tij.
Dr. Kosova studimet për Mjekësi të Përgjithshme i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, ku e kreu edhe specializimin për Mjekësi Interne, në vitin 2000.
Subspecializimin e përfundoi në degën e Endokrinologjisë.
Në vitin 2008 ishte udhëheqës i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Ai punoi për vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe u shërbeu qytetarëve të këtij qyteti në lëminë e Mjekësisë Interne.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

