Ndahet nga jeta në Gjilan inxhinieri dhe afaristi Adem Syla

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, Adem Syla, inxhinier nga Gjilani.

Syla ishte ndër afaristët e parë në Gjilan, i cili kishte themeluar kompaninë e njohur “As inginiering”.

Shoku i tij, Jahir Kërçeli, ka shkruar:

Sot mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të shokut tim Ademit. Humbja e tij më ka prekur thellë, sepse bashkë kemi ndarë shumë kujtime, biseda dhe momente që nuk do t’i harroj kurrë. Miqësia jonë do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Do të më mungosh shumë shoku im!
U prehsh në paqe!
Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që të njohen!

Adem Syla do të varroset sot (e premte) në varrezat e qytetit në Gjilan./Mediafokus