Ndahet nga jeta në Gjilan mësuesi në pension, Asllan Gërbavci
Është ndarë sot nga jeta, në moshën 81-vjeçare, Asllan Gërbavci, mësues në pension nga Gjilani.
Përndryshe, Asllan Gërbavci ishte i lindur në Dazhnicë, komuna e Kamenicës, më 15.05.1944.
Vitet e fundit të punës, Asllani i ka kaluar në shkollën e Bresalcit, arsimtar i edukatës fizike.
Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.
Me pikëllim të thellë njoftojmë se u nda nga jeta Asllan Gerbavci, mësuesi ynë i nderuar, gjyshi dhe babai ynë i dashur, i lindur më 15.05.1944.
Varrimi do të bëhet ditën e shtunë, më 6.12.2025, pas namazit të drekës, në varrezat e qytetit ne Gjilan.

