Ndahet nga jeta në moshë të re, Afërdita Abdyli Hasani nga Vitia

Është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçe Aferdita Abdyli Hasani nga Vitia. Largimi i saj i hershëm nga jeta është një lajm i trishtë për familjen.

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Aferdita Ramadan Hasani, vjeç 37, vajza e Ramadanit dhe Hanife Abdyliut, bashkëshortja e dashur e Nusretit,
nëna e përkushtuar e Elionit dhe Dijarit. Humbja e saj la pas pikëllim të madh tek familja, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën. Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë familjes forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë. Varrimi bëhet të mërkurën, me datë 04.02.2026 në varrezat e qytetit të Vitisë, pas faljes së Ikendisë, thuhet në njoftim.

Familjen e të ndjerës e ka ngushëlluar edhe nga kryetari i Vitisë Sokol Haliti.

Me rastin e largimit nga kjo botë të më të dashurës suaj, Afërdita Abdyli-Hasani, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Largimi i saj i hershëm është një lajm i trishtë i cili po ashtu le zbrazëti në mesin tuaj por kujtimi për Afërditën dhe çastet e bukura që keni kaluar më të sa ishte i e gjallë janë ngushëllimi më i fortë në këto çaste të mërzisë, thuhet në ngushëllimin e Halitit./Mediafokus