Ndahet nga jeta në moshë të re Bedri Haziri, vëllai i Lutfi Hazirit
Është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare punëtori i Telekomit të Kosovës në Gjilan, Bedri Haziri, vëllai i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.
Lajmin e mortit e ka bërë të ditur nënkryetari i LDK-së, i cili i ka bërë një dedikim prekës në profilin e tij.
“Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne”, ka shkruar veç tjerash Haziri.
Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:
Ma këpute shpirtin vëlla!
Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar Zurichut, pas një sëmundje të rëndë.
Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte.
Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!
————————-
Për detajet e varrimit dhe të pamet, ju njoftojmë me kohë!

