Ndahet nga jeta në moshë të re Endrit Ismajli nga Gjilani

Është ndarë nga jeta në moshë të re,Endrit Ismajli nga Gjilani. Lajmin e dhembshëm e kanë ndarë me bashkëvendësit e tyre familjarë dhe miq të Endritit.

Endriti, 34-vjeç, në Gjilan njihej si një djalë punëtor dhe shumë i sjellshëm.

Ai, për disa vite ka punuar si teknik i rrjetit kabllor.

Varrimi i tij bëhet sot (e martë), me Namazin e Ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan.

Endriti la pas vete dy fëmijë (djem).