Ndahet nga jeta në moshë të re ish-togerja e Policisë

Ish-pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Shpresa Sejdiu, është ndarë nga jeta në moshë të re.

Lajmin e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.

Ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 18:00 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë e dashamirët që e pa harruara, vajza, motra, tezja jonë Shpresa Sejdiu ndërroi jetë sot.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot (21.09.2023) në varrezat e Shipolit në ora 18:00”, thuhet në njoftimin e familjes.