Ndahet nga jeta në moshë të re mërgimtari kosovar

Një rast i dhimbshëm ka ndodhur në familjen Mehmedi nga Mitrovica. Djali i saj, Yll Mehmedi, i cili jetonte në Austri, është ndarë nga jeta në moshë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se i ndjeri është varrosur në Austri, ndërkaq e pamja do të mbahet në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Te dashur familjarë, miq ju njoftoj se u nda nga jeta me i dashuri ynë Yll Mehmedi.

Varrimi është bërë në Austri, ndërsa e pamja do të mbahet në lokalet afër shkollës ‘Musa Hoti’, Mitrovicë, nga data 24.08.2024 deri më 26.08.2024, nga ora 09:00 deri 17:00.