Ndahet nga jeta në moshë te re poetja Lindita Ahmeti

Lajmin e ka publikuar babai i saj, Xhabiri.

Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën, para një gjysmë ore.

Me një pasion të flaktë për letërsinë, ajo ligjëroi letërsinë antike në Universitetin e Tetovës dhe punoi në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Ajo do t’i mungojë familjes dhe komunitetit ku jetonte. U prehtë në paqe.

Para tri vitesh, Xhabir Ahmetit i vdiq djali, Laurani, aktor.