Ndahet nga jeta në moshë të re profesoresha Afërdita Ismajli nga Gjilani
Ka ndërruar jetë në Gjilan profesoresha e muzikës, Afërdita Ismajli.
Lajmi ka pikëlluar jo vetëm familjarët, po edhe kolegët, nxënësit dhe të gjithë ata që e njohën
Njoftimi i plotë nga familja:
Me dhimbje të madhe dhe zemër të thyer njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se u nda nga jeta në moshë të parakohshme kunata jonë e dashur, Afërdita Ismajli.
Ikja e saj e hershme na la një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe një dhimbje të madhe që fjalët nuk e përshkruajnë dot.
Ajo do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona për mirësinë, buzëqeshjen dhe shpirtin e saj të pastër, human e njerëzor.
Ceremonia e lamtumirëse e varrimit do të bëhet nesër me ikindi, në ora 14:08, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Familja jonë falënderon të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne dhe që do të jenë pranë në këto momente të rënda.
Afërditën, Zoti i madh e mëshiroftë dhe kujtimi për të do të jetojë përjetë në zemrat tona, ka shkruar kunati i saj, Arbër Ismajli.

