Ndahet nga jeta në moshë të re punonjësi i KRU “Hidromorava”, Faton Aliu
Është ndarë në moshë të re nga jeta punonjësi i KRU “Hidromorava”, Faton Aliu.
Lajmin e ka bërë të ditur kompania e ujërave të regjionit të Gjilanit, nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në facebook.
Njoftimi i plotë:
Njoftim mortor
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë punëtori i dalluar i KRU “Hidromorava” Faton Aliu nga fshati Livoç i Epërm.
Të ndjerin do ta kujtojmë si një djal të qetë, të dashur për të gjithë, i respektuar nga kolektivi i Kompanisë por edhe nga konsumatorët.
Pusho i qetë Faton!

