Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare, Ramadan Ibrahimi

Sot, në moshën 77- vjeçare u nda nga jeta profesori në pension Ramadan Neshat Ibrahimi nga Përlepnica.

Njoftimin e ka bërë bashkëvendësi i tij, Nuhi Nuhiu.

Ibrahimi, shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan, ndërsa fakultetin për Gjeografi në Prishtinë.

Si profesor filloi punën në Ferizaj në vitin 1967-1972, ndërsa prej vitit 1972-1979 punoi në Muzeun e Kosovës.

Nga viti 1979 deri në vitin 1998 ka punuar në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Ramadani u rrit jetim, pa babain. Ai u rrit nga nëna dhe axhallarët.

Në moshën dy vjeçare, në janar të viti 1945 në luftën e Gjilanit, ia pushkatojnë babain Neshatin.

Profesor Ramadanin e dallonin qëndrimi, butësia, edukata, thjeshtësia dhe gjakftofsia në reagim,

Ishte shumë komunikativ dhe shumë i dashur për familje, kushëri, miq.

Profesori la pas vete një familje të edukuar e të shkolluar.

“Edhe ne farefisi jemi krenarë me profesorin Ramadan Neshat Ibrahimi”, shkruan Nuhiu Nuhiu./mediafokus.info