Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari Ismail Kadare

Kandidati për Nobel në Letërsi, njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ai shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Ismail Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.

Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin «Princesa de Asturias» për Artet më 2009 dhe Çmimin «Jeruzalem» më 2015.

Viteve të fundit ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër.