Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori Pirro Mani

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Pirro Mani (1932). Ai mbylli sytë në SHBA, ku jetonte prej vitesh, së bashku me të shoqen, aktoren Pavlina Mani dhe familjen e tij.

Pirro Mani ishte një nga personalitetet më të shquara në historinë e teatrit shqiptar, regjisor dhe pedagog i shkëlqyer për 25 vjet në Teatrin Kombëtar.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje.

Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës.

Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj.

Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.