Ndahet nga jeta në Zvicër aktori i njohur kosovar Adem Muji
Fundjavën që shkoi është ndarë nga jeta në Zvicër, në moshën 66-vjeçe, aktori kosovar nga Bresalci i Gjilanit, Adem Muji.
Muji gjatë viteve të 80’ta kishte luajtur një mori shfaqjesh në teatrin e Gjilanit, bashkë me aktorin Ramadan Kurti dhe të tjerët.
Edhe pse viteve të fundit ai ishte tërhequr nga aktrimi, në publik njihej më shumë për rolin e tij në serialin “Qyteti pa lum”.
Aktori ndërroi jetë nga një sulm në tru.
Ai jetonte dhe vepronte në Zvicër prej vitesh.
Adem Muji ishte një artist i madh, me një zë të fuqishëm skenik dhe mbi të gjitha ai ishte një njeri i veçantë./Mediafokus

