Ndahet nga jeta Nëna Razë, nëna e dy martirëve nga Vllasalitë e Artanës
Ka ndërruar jetë Raza Vllasaliu, nëna e dy djemve të vrarë nga forcat serbe, nga fshati Vllasali, komuna e Novobërdës.
Bajrush Ymeri, nënkryetar i Komunës, ka bërë një dedikim për nënën Razë.
“Paska ndërruar jetë nëna Razë, nëna e dy djemve të vrarë nga forcat serbe, martirëve Faredin dhe Shemsedin Vllasaliu.
Nëna Razë, për 26 vite barti në shpirtin e saj mërzi e dhimbje të madhe për vrasjen e dy djemve të saj. Edhe përkundër kësaj dhimbje të madhe, ajo nuk u dorëzua asnjëherë, deri kur zoti ia mori shpirtin…” ka shkruar ndër të tjera Ymeri.

