Ndahet nga jeta Nuhi Kosumi, profesor universitar
Ka ndërruar jetë sot, më 6 shkurt 2025, në orët e hershme të mëngjesit Nuhi S. Kosumi. Po, sot do të bëhet varrimi, në fshatin e lindjes, Koretin të Kamenicës.
Kosumi, profesor universitar, la pas vete një trashëgimi të vyer në fushën e arsimit, duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në edukimin e gjeneratave të reja dhe zhvillimin e dijes.
Nuhiu ishte vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi./Mediafokus

