Ndahet nga jeta ortopedi Afrim Gucati

Specialisti i Ortopedisë, dr.Afrim Gucati, është ndarë nga jeta sot.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Ndahet nga jeta Dr. Afrim Gucati, specialist i Ortopedisë.Dr. Afrim Gucati përfundoi studimet në degën e mjekësisë së përgjithshme, në fakultetin e mjëksisë, Universiteti i Prishtinës. Specializimin për ortopedi e përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Ortopedisë”, thuhet në njoftim.

Ndahet nga jeta Dr. Afrim Gucati, specialist i Ortopedisë.

Dr. Afrim Gucati përfundoi studimet në degën e mjekësisë së përgjithshme, në fakultetin e mjëksisë, Universiteti i Prishtinës. Specializimin për ortopedi e përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Ortopedisë.

Dr. Gucati u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Ortopedisë në Spitalin e pËrgjithshëm të Mitrovicës.

Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!