Ndahet nga jeta policja Havë Blakaj
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zyrtarja policore, Havë Blakaj.
Ajo e humbi luftën e gjatë me sëmundjen.
Sindikata i ka shprehur ngushëllimë familjes, miqve dhe kolegëve të së ndjerës.
Njoftimi i plotë:
Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtares policore, Have Blakaj, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

