Ndahet nga jeta profesoresha Emine Bakalli

Në moshën 72-vjeçare, ka ndërruar jetë sot Emine Arifi Bakalli, profesoreshë në pension e katedrës së historisë në Universitetin Hasan Prishtina.

Ajo u përcoll për në banesën e fundit nga familja e ngushtë.

Dr. Emine Arifi Bakalli ishte një studiuese e shquar dhe pedagoge me virtyte të larta.

Gjatë viteve 1980-1990, Bakalli luftoi për autonominë e Universitetit të Prishtinës dhe mbajti pozicione të rëndësishme akademike.

Ishte anëtare e Këshillit për histori pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe pjesëmarrëse në shumë kongrese e simpoziume shkencore.

Ajo la pas dy djem, dy mbesa dhe dy nipër.