Ndahet nga jeta profesori Hajredin Hyda
Në orë e hershme të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë profesori në pension Hajredi Hyda (3.03.1964-23.09.2022)
Përveç arsimit, Hyda ka dhënë kontribut të madh edhe në skenën politike edhe atë në pozita të rëndësishme, si kryetar i Kuvendit Komunal dhe ndihmës kryetar Komune në Bujanoc.
Ishte një mik i mirë dhe këshillues i pashoq.
Dedikim për Hydën ka bërë edhe kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi.
Me dhembje të madhe pranova lajmin për humbjen e shokut, dashamirit e bashkëpunëtorit tim Hajredin Hyda.
Të njoha si profesor shumëvjeçar në arsim, si kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, si ndihmës i kryetarit të komunës, si shef i grupit të këshilltarëve të PD, si nënkryetar i PD-së, por para se gjithash si një person me vyrtyte të larta njerëzore.
Do të vazhdoj të të kujtoj si të tillë. Si intelektual, politikan e si një njeri që asnjëherë nuk u dorëzove, ka thënë Arifi.
Varrimi bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit të lindjes, në Letovicë. /Mediafokus.info

