Ndahet nga jeta profesori Haki Bunjaku
Është ndarë nga jeta profesori nga Gjilani, Haki Bunjaku, i cili vitet më të gjata të jetës i kaloi në mërgim.
Hakiu ishte profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, intelektual dhe atdhetar.
Pas demonstratave të vitit 1981, ai u përndoq nga regjimi i atëhershëm dhe u largua nga puna si profesor.
Për shkak të presioneve politike u detyrua ta lërë Kosovën dhe kërkoi azil politik në Zvicër.
Edhe në mërgatë ai vazhdoi aktivitetin e tij atdhetar, publicistik dhe organizativ, duke marrë pjesë në demonstrata dhe aktivitete të diasporës shqiptare për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Gjatë luftës së Kosovës ai u gjend në Shqipëri, ku dha kontribut në organizimin e ndihmave për shqiptarët e dëbuar nga vendlindja.
Hakiu u mor edhe me krijimtari letrare dhe publicistike, duke shkruar poezi, tregime popullore dhe artikuj në gazeta, me të cilat kontribuoi në ndërgjegjësimin e popullatës shqiptare.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 16 mars 2026, në ora 15:00, në vendlindjen e tij në Desivojcë të Komunës së Kamenicës.

