Ndahet nga jeta profesori Shemsi Zuka

Sot në mëngjes u nda nga jeta profesori i fizikës, Shemsi Zuka, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

Lajmin e kanë dhënë të afërmit dhe kolegët e tij.

‘Sot në mëngjes morëm një lajm të hidhur, profesori Shemsi Zuka nga fshati Pozheran paska ikur në amshim! Ne humbëm një fizikan të mirë, por i jemi mirënjohës dhe e falenderojmë për gjithçka që kontribuoi në zhvillimin e arsimit në Viti dhe Pozheran si dhe për çështjen kombëtare. Do të mbahet në mend si një njeri me vlera të larta njerëzore meqë një kohë edhe punuam së bashku.Me dhimbje i tërë komuniteti arsimor dhe ne si DKA! Ngushëllime familjes! I lehtë të qoftë dheu mik!, ka shkruar drejtori i Arsimit Basri Aliu.