Ndahet nga jeta punëtori i Teatrit të Gjilanit, Florim Gagica
Ka ndërruar jetë në Gjilan, në moshën 55-vjeçare, Florim Gagica, punëtor i Teatrit të qytetit në Gjilan, ku kontribuoi për shumë vite si mjeshtër i zërit.
Lajmi për vdekjen e Gagicës është pritur me pikëllim të thellë nga kolegut e tij të Teatrit.
Florim Gagica për shumë vite kontribuoi me përkushtim dhe profesionalizëm në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.
Fuli do të kujtohet gjithmonë për dashurinë ndaj teatrit dhe mbështetjen e tij të çmuar në skenën tonë.
Në këto momente të dhimbshme, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.
Teatri i Gjilanit do të organizojë dhe një mbledhje komemorative. Për kohën dhe datën do të njoftoheni paraprakisht!/Mediafokus

