Ndahet nga jeta punonjësja e Demosit, Merita Barileva

Pas një sëmundje të shkurtër, është ndarë nga jeta punonjësja e organizatës zvicerane Demos, Merita Barileva.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook faqja zyrtare e Demosit.

Njoftimi:

Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se pas një sëmundje të shkurtër, u nda nga jeta kolegja jonë, Merita Barileva. Ajo ishte jo vetëm një anëtare e çmuar e ekipit të projektit DEMOS në Helvetas Swiss Intercooperation Kosovo, por gjithashtu një profesioniste e përkushtuar për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Puna dhe angazhimi i palodhshëm i Meritës ka lënë ndikim dhe rezultate të qëndrueshme, si te kolegët, ashtu edhe te komuniteti që i shërbejmë.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së saj në këtë moment të vështirë të jetës së tyre.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet të hënën në orën 15:30 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëria.

Mungesa e Meritës do të ndihet thellë tek të gjithë kolegët e saj në Helvetas Swiss Intercooperation Kosovo. Pasioni, përkushtimi, pozitiviteti dhe ndikimi që ajo kishte, do të vazhdojnë të na frymëzojnë në përfundimin e punëve të rëndësishme në të cilat Merita kontribuoi me shumë vullnet e profesionalizëm.