Ndahet nga jeta rapsodi Ali Krasniqi

Iku në botën e përtejme edhe një pasues besnik i rapsodisë shqiptare. Në moshën 84 vjeçare ka ndërruar jetë rapsodi Ali Krasniqi.

Sot iku në amëshim rapsodi i mirënjohur Ali Krasniqi, që ishte vazhduesi më besnik i rapsodisë së Salih e Feriz Krasniqit !

Varrimi i të ndjerit bëhet po sot më 22.12. 2022, në ora 15:00, në Varrezat e fshatit Drenoc të Malishevës, njoton familja Krasniqi./Mediafokus