Ndahet nga jeta Selami Rashiti, punëtor i ndërmarrjes Tregu në Gjilan
Është ndarë nga jeta në Gjilan, në moshën 63-vjeçe, Selami Rashiti, punëtor i përkushtuar i ndërmarrjes lokale “Tregu”.
Lajmi është pranuar me dhembje nga kolegët e tij.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit tonë të respektuar, Selami Rashiti.
Selamiu ishte një shembull i përkushtimit, ndershmërisë dhe punës së palodhur në shërbim të ndërmarrjes dhe komunitetit.
Kontributi i tij i çmuar do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar nga kolegët dhe gjithë stafi i NPL “Tregu”.
Në emër të gjithë kolektivit të Ndërmarrjes Tregu, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rashiti, miqtë dhe të afërmit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

