Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur
Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, shkrimtarja dhe gazetarja, Nelinda Piñon, librat e të cilës u përkthyen në më shumë se 30 vende.
Ajo do të mbahet mend si gruaja e parë që u zgjodh në postin e presidentes së Akademisë Braziliane të Letrave (ABL) dhe u nderua me shumë çmime
“Nelinda Piñon vdiq sot (dmth dje të shtunën) në një spital në Lisbonë. Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është përcaktuar”, tha shtëpia botuese Record në një njoftim për shtyp.

