Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare në mërgim dhe ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Xhemaili

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare veprimtari i çështjes kombëtare në mërgim dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjilani, Isuf Xhemaili.

Lajmin e kanë bërë të ditur familja Xhemaili, ku ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në fshatin Llovcë të Gjilanit.

Njoftimi i plotë:

Me dhembje e pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë miqtë, dashamirët dhe mbarë farefisin tonë se i yni dhe i paharruari
Isuf Mustafë Xhemaili 1948-2022, ndërroi jetë më datë 12.07.2022 në moshën 73 vjeçare.

Varrimi i te ndjerit bëhet me datë 13.07.2022, në vendlindje fshatin Llovcë (me drekë)