Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Ilaz Jashari

Ka ndërruar jetë në Gjilan veterani i arsimit, Ilaz Jashari nga Nasala, ku edhe bëhet sot (5 nëntor) varrimi, me kohën e ikindisë.

Ilaz Jashari ka punuar mësues në vendlindjen e tij dhe në shume lokalitete tjera në rrethinat e Gjilanit.

Punën e mësuesit, përkatësisht misionin e dijes ai kreu me një përkushtim të madh, për mbi 40-vjet.

Këtë rrugëtim plot sfida e pengesa, nga viti 1944 e këndej, deri në epokën e çlirimit, ai e ka kthyer në një ditar jete, ku ka rrëfyer gjithçka. /Mediafokus.info