Ndahet nga jeta veterani i arsimit në Gjilan, Bajram Esati

Është ndarë nga jeta veterani i arsimit në Gjilan, Bajram Esati.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij.

I ndjeri për më shumë se katër dekada shërbeu si mësues në fshatin Pogragjë, për të vazhduar në shkollën fillore “Abaz Ajeti” deri në pension.

Njoftimi i plotë i familjes:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë, shokët dhe gjithë farefisin se sot u nda nga ne më i dashuri ynë babai, mësuesi Haxhi Bajram Beg Esati nga Pogragja. Varrimi bëhet me drekë të datës 22.05.2022 ditën e diel në varrezat e qytetit në Gjilan. Nisja bëhet nga shtëpia e tij në Arbëri.