Ndahet nga jeta veterani i arsimit nga Përlepnica e Gjilanit, Adem Shabani

Është ndarë nga jeta veterani i arsimit nga Përlepnica e Gjilanit, Adem Shabani.

I ndjeri punoi tërë jetën e tij në shkollën e fshati si mësues dhe librar.

Një njoftim dhe dedikim prekës e ka bërë drejtori i Bibliotekës “Fan S. Noli” në Gjilan, Qazim Aziri.

Postimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje dhe shqetësim të thellë morëm lajmin se sot paska ikur përgjithmonë në amshim kolegu ynë i nderuar Adem Shabani. Arsimtari shumëvjeçar i shkollës dhe librar në Bibliotekën e fshatit Përlepnicë.
Kolektivi i Bibliotekës së Qyteti ngushëllon të gjithë familjarët, farefisin, miqtë dhe kolegët e Ademit.
NGUSHËLLIME.!