Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Xhemajl Xhemajli nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, Xhemajl Xhemajli, arsimtar në pension nga Malisheva e Gjilanit.

Xhemajl Xhemajli, për më se 45 vite ka punuar në arsim.

Nehat M. Ranadani, koleg i tij, ka thënë se veterani i arsimit, Xhemajl Xhemajli ishte dhe shtyllë e fortë e arsimit.

Mësuesi Xhemajl ishte enciklopedi e gjallë e arsimit dhe edukimit të brezave, çfarë janë të rrallë, e mbase edhe nuk ka të tillë!

E kisha koleg, shok e mik. Ishte kënaqësi të bisedoje me mësuesin Xhemajl Xhemajli, sepse kishe çfarë të mësoje e ndaje me të. /Mediafokus