Ndahet nga jeta Ymer Berisha, ish-legjenda e futbollit gjilanas
Është ndarë sot nga jeta në moshën 63-vjeçare, Ymer Berisha, ish-futbollist i njohur gjilanas dhe kosovar në epokën kur ai luajti.
Lajmin e kanë dhënë familjarët e tij.
“Shume gjera mbeten te pathena e shume gjera i jetuam bashke…Shume dashuri kishim per jeten, njeri- tjetrin familjen dhe shoqerine…Shume gjera me mesove ne jete po vec nje gje nuk ma mesove kurre….Qysh me jetu pa TY…Prehu ne paqe krahu jem i djathte e qofsh i Xhenetit BABI”, ka shkruar djali Driloni. /Mediafokus.info

