Ndahet nga jeta zyrtari i ATK-së në Gjilan, Lulzim Sylejmani

Në Gjilan, është ndarë nga jeta Lulzim Atullah Sylejmani, zyrtar i lartë në Administratën Tatimore të Kosovës në Gjilan.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit.

Lulzimi, për të gjithë ata që e njohën do të mbahet në mend si njeri punëtor, i urtë, i dashur e shumë miqësor.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 10 qershor, me namazin e ikindisë, në varrezat e fshatit Përlepnicë.

Lulzim Sylejmani ishte edhe instruktor i Ndihmës se Parë i Kryqit të Kuq të Kosovës, dega Gjilan.