Ndahet nga jeta zyrtari i FC Drita, Naser Sylejmani

Sot është ndarë nga jeta Naser Sylejmani, zyrtar i klubit të futbollit ” FC Drita” në Gjilan, shkruan Mediafokus.info.

Njoftimi është dhënë nga tifozët e klubit – Intelektualët.

“Sot morrem lajmin qe fizikisht na la ekonomi i klubit tone, njeriu qe dha gjithqka nga vetja per klubin Drita, Naser Sylejmani.

Ai edhe pse nuk do te jete pran nesh, ai gjithmone do te jete me ne në zemrat tona, pasi kontributi i tij nuk do te harroher kurr.

Vorrimi i te ndjerit behet diten e Shtune me namazin e drekës ne varrezat e qytetit.

I shprehim ngushellimet me te sinqerta familjes Sylejmani si dhe gjithe rrethit per humbjen e me te dashurit te tyre”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/