Ndahet nga jeta zyrtari komunal i Vitisë, Hetem Kurteshi

Është ndarë nga jeta zyrtari komunal i Vitisë, Hetem Kurteshi.

Është shumë rëndë të marrësh një lajm kaq të trishtë për vdekjen tënde që preku thellë në zemër jo vetëm familjarët tuaj, por edhe kolegët e administratës komunale dhe gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, ka thënë kryetari i kësaj Komune, Sokol Haliti.

“Me pikëllim e mora këtë lajm për ndarjen tënde nga jeta, Hetem Kurteshi.

U shpreh ngushëllime më të përzemërta familjes Kurteshi, zyrtarëve komunalë dhe gjithë qytetarëve për vdekjen e hershme të Hetemit.

U prehsh në paqe”, ka shkruar Haliti.