Ndahet nga jeta zyrtari komunal në Viti, Rexhep Sinani
Në Viti është ndarë nga jeta zyrtari komunal, Rexhep Sinani. Njoftimi është dhënë nga Komuna e Vitisë, ku ka punuar i ndjeri.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së zyrtarit tanë komunal, Rexhep Sinani i cili ka shërbyere për shumë vite në drejtorinë e Financave në Viti. Ky lajm i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë punëtorëve të administratës komunale të Vitisë dhe të gjithë atyre që njohën Rexhep Sinanin. Komuna jonë ka humbur sot një zyrtar të zellshëm dhe një njeri të mirë dhe të afërt. Andaj si Kryetar i kësaj komune dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sinani nga Mogilla e Kllokotit, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën Rexhën. Ngushëllime!
Sinqerisht, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info


 
 
						 
						