Ndalohen 5 persona për vrasjen e 23-vjeçarit
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit në Klinë dhe plagosjen e dy vëllezërve të tij.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se sot do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.
“Pesë persona janë ndaluar për rastin e mbrëmshëm, për 48 orë. Gjatë ditës së sotme do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Klinë, ku ka mbetur i vdekur një i ri dhe janë plagosur dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta.

