Ndalohen në paraburgim tre persona, dyshohen për falsifikim të testeve Covid
Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar nga një muaj paraburgim për të pandehurit Xh.K., A.S., dhe Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘falsifikimi i dokumenteve’, konkretisht lëshimin e testeve të koronavirusit me rezultat negativ.
Siç njofton gjykata, të pandehurit Xh.K., A.S., dhe Sh.K., me datë 24 gusht, në orët e mbrëmjes në Prizren, në Agjencione të ndryshme me dije përdorin dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, ashtu që falsifikojnë teste RT – PCR SARS COVID-19 – NEGATIV, ne emër të shumë personave, duke manipuluar me kompjuterë dhe duke vendosur vula në testet e falsifikuara në këmbim të një shumë të parasë.

