Ndalohet me 319 kg mjaltë një person në Viti

Një person është ndaluar në Viti me 319 kg mjaltë pa dokumentacion përkatës. Rasti është cilësuar tregti e ndaluar.

Viti-Gerlicë 19.11.2022 – 13:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij kishte të ngarkuara 319 kg mjaltë, pa dokumentacion përkatës. Vetura dhe mallrat janë dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.