Ndalohet në Muqibabë 43-vjeçari që nuk pagoi gjobën për dhunë në familje
Një person është ndaluar mbrëmjen e së premtes në Pikën Kufitare Muqibabë, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të sigurta bëjnë me dije se bëhet fjalë për Vasfi Sejdiun, rreth 43-vjeçar, i cili ishte i dënuar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa nuk kishte paguar gjobën prej 500 euro të shqiptuar nga gjykata.
Për shkak të moskryerjes së pagesës, dënimi me gjobë i është shndërruar në 25 ditë burg, ndërsa pas ndalimit ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali – Prishtinë, për të vuajtur dënimin.
Rasti është trajtuar sipas procedurës së ekzekutimit të vendimeve penale.


 
 
						 
						